Politike

Rritja e çmimeve të frutave e perimeve, Braçe sulmon Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë: Ju jeni fajtorët, produktet nga bujqi

16 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve të frutave e perimeve, Braçe sulmon Tregun

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar pas ankesave nga qytetarët se tregtarët kanë rritur çmimet pas përhapjes së COVID-19. Në një reagim në mëdiat sociale, Braçe shkruan se nuk është koronavirusi ka rritur çmimet, po ashtu mohon dhe rritjen e çmimeve nga bujqit dhe shprehet se produktet po dalin më lirë se 10 ditë më parë. Numri 2 i qeverisë shton më tej se tregu i Tiranës që për të është monopol, është shkaktari i rritjes së tarifave dhe po abuzon me çmimet. “Te shkosh tek tregu i perimeve ne lagje eshte kollaj, madje te gjobisesh atje eshte edhe me e lehte, por nuk ke bere gje! BUJQIT VIDHEN E NJEREZIT VIDHEN NGA NJE TREG E NJE GRUSHT NJEREZISH NE TE!”, shkruan Braçe.

REAGIMI I PLOTË

NUK ESHTE E VERTETE QE KORONAVIRUSI KA RRITUR CMIMET E FRUTA PERIMEVE! NUK ESHTE FARE E VERTETE QE BUJQIT KANE RRITUR CMIMET E FRUTA PERIMEVE, PRODUKTET NGA TA PO DALIN ME CMIME ME TE ULETA SE 10 DITE ME PARE! ESHTE E VERTETE QE TREGTARET E SHUMICES KANE RRITUR CMIMET! ESHTE FARE E VERTETE QE TREGU MONOPOL I TIRANES KA RRITUR TARIFAT, PER PASOJE EDHE SHPENZIMET PER TREGETARET E SHUMICES! PRA, MBI SHPENZIMET E RRITURA TE TREGUT, TREGTARET E SHUMICES PO BARTIN NE CMIMET E RRITURA ABUZIMIN E TYRE! Gjithe sa me siper, po ua thote nje njeri qe pardje e sot, i pa vete cmimet nga serat e bujqve ne Lushnje deri ne tregun e Tiranes; 10 dite me pare, #cmimet ne serat e bujqve ne Divjake e Lushnje, per #Kastravecin ishin: 80-100 LEKE PER KILOGRAME! Pardje dhe Sot, #cmimet ne serat e bujqve ne Divjake e Lushnje, per #kastravecin ishin: 35-50 LEKE PER KILOGRAME! Pardje dhe Sot, #cmimet ne tregun monopol te Tiranes kane njohur rritjen me te madhe: 135-155 LEKE PER KILOGRAME!

A e kuptoni cpo bejne ne ate treg? Si si, nuk i kapni dot? Po ua them une qe e pashe cfare benin: E shisnin kastravecin per tregetaret e lagjeve me 155 leke, por ne fature e kupon e shkruanin 70 leke per kilograme! Natyrisht, po mos ta ndjekesh produktin nga sera ne tregun monopol te Tiranes, as qe e kupton cfare ndodh! PRES NGA INSPEKTORET E FISKUT QE TA BEJNE KETE SA ME PARE! Te shkosh tek tregu i perimeve ne lagje eshte kollaj, madje te gjobisesh atje eshte edhe me e lehte, por nuk ke bere gje! BUJQIT VIDHEN E NJEREZIT VIDHEN NGA NJE TREG E NJE GRUSHT NJEREZISH NE TE!

Tani edhe dy fjale per tregun monopol te Tiranes; Muaj me pare, Autoriteti i Konkurences e hetoi deri ne fund kete ndermarrje. E GJETI NE SHKELJE TE RENDA TE LIGJIT, NGA ABUZIMI ME POZITEN DERI TEK CMIMET MARAMENDESE E TE PALIGJSHME PER QIRANE, DRITAT E UJIN QE I RISHISTE! E gjobiti rende! AK pati fat me gjykatesit dhe gjoba ka marre fuqi! Boset e tregut nuk e paguajne! Por ajo qe eshte sfiduese, ka te bej me faktin qe, kompania e tregut EKMA, nga ai hetim, ka rritur edhe me cmimet e qirase, dritave e ujit. Fitimi para tatimit per vitin 2018 arriti ne 72.6%! PO PO, 72.6%! Ndaj cmimet rriten! Jo nga #virusi!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace rritja e çmimeve të perimeve tregu agro-ushqimor erion brace rritja e çmimeve të perimeve tregu agro-ushqimor

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 11:59

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se do të ketë një komunikim sot pasdite me presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen, duke e shtyrë në orën 18:30 mesazhin...