Politike

VIDEO/ Masat për koronavirusin, PD: Rama mendon vetëm për gjoba, duhet garanci ekonomike për shqiptarët

16 Mars 2020, 15:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Masat për koronavirusin, PD: Rama mendon vetëm për gjoba,

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të ndëshkuar më gjoba të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosur për ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Në një reagim në Facebook, Spaho shkruan se virusi nuk luftohet vetëm me gjoba dhe sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garnaci dhe mbështetje. Më tej ai shprhet se duhet një përgjegjshmëri dhe plani i qartë social dhe pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët

Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social – ekonomik. Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar”, shkruan Spaho.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond spaho masat kunder covid 19 edi rama edmond spaho masat kunder covid 19

Sondazh

Poll