Bota

U shërua dhe shkoi në shtëpi/ 70-vjeçari infektohet për të dytën herë me Covid-19

16 Mars 2020, 18:22 Nga DOSJA
U shërua dhe shkoi në shtëpi/ 70-vjeçari infektohet

JAPONI– Një burrë 70-vjeçar , ka rezultuar pozitiv për koronavirus për herë të dytë, vetëm pas dy javësh që kishte shkuar në shtëpi. Sipas mediave të huaja, burri u infektua për herë të parë kur ishte ishte në bordin e anijes lundruese Diamond Princess, në muajin shkurt.

Ai u trajtua në Tokio dhe u kthye në shtëpinë e tij në Mie pasi testet për COVID-19 dolën negative. Por vetëm pas disa ditësh, burri u sëmur sërish dhe u diagnostifikua edhe njëherë me COVID-19.

Kjo nuk është hera e parë që një pacient është ‘ri-infektuar’, pasi një grua japoneze u diagnostikua përsëri dy javë pas shërimit.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne japoni infetkohet per te dyten here nga koronavirusi coronavirusi ne japoni infetkohet per te dyten here nga koronavirusi

Sondazh

Poll