Bota

Të izoluar prej disa kohësh/ Italianët gjejnë mënyrën se si të argëtohen me njëri-tjetrin edhe në largësi

16 Mars 2020, 17:37 Nga DOSJA
Të izoluar prej disa kohësh/ Italianët gjejnë

ITALI- E teksa italianët tashmë janë të gjithë të izoluar nga pandemia e koronavirusit, kjo gjë i ka nxitur që të krijojnë sa më shumë mënyra për të kaluar kohën.

I tillë është rasti i një gjeniu nga Livirno i italisë, i cili gjeti një mënyrë se si të luajnë lojën tembola mes dy pallateve. Loja tembola, është loja që duhet të gjesh numrat që mungojnë, pra me pak fjalë quhet bingo.

Mes banorëve të lagjes është bërë një improvizim, ku shihet se si banorët luajnë në distancë. Po ashtu nuk kanë munguar dhe të qeshurat dhe shakatë që janë shkaktuar nga loja e realizuar vetëm nëpërmjet zërit.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne itali italianet e izoluar coronavirusi ne itali italianet e izoluar

Sondazh

Poll