Bota

“Injoroni gomerët ballëlartë”, mesazhi i Arnold Schwarzenegger nga karantina që bëri xhiron e rrjetit (VD)

16 Mars 2020, 17:38 Nga DOSJA
“Injoroni gomerët ballëlartë”, mesazhi i Arnold

KALIFORNI– Ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një mesazh për banorët e Kalifornisë që tundohen të kundërshtojnë kërkesat e Guvernatorit aktual Gavin Newsom dhe të dalin nga shtëpitë e tyre, ka shkruar  një fazë kërcënuese për koronavirusin: Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët, injoroni gomerët ballëlartë. Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku.

Në videon e shkurtër që ylli i Terminatorit ka publikaur në Twitter, ai shfaqet  sëbashku me dy kafshët shtëpiake, kuajt në miniaturë Lulu dhe Uiski, por nuk ishte e qartë se çfarë do të thoshte ai për “ballinat”.

 

Stay at home as much as possible. Listen to the experts, ignore the morons (foreheads). We will get through this together. pic.twitter.com/FRg41QehuB

— Arnold (@Schwarzenegger) March 16, 2020

Megjithatë kjo video është bërë shumë virale, duke u klikuar me mijëra herë nga shumë njerëz nëpër botë.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2159. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arnold schwarzenegger gavin newsom gomerët ballëlartë ish-guvernatori i kalifornisë arnold schwarzenegger gavin newsom gomerët ballëlartë ish-guvernatori i kalifornisë

Sondazh

Poll