Politike

‘Gati për luftë baba?’/ Erion Veliaj i karantinuar në shtëpi, luan me të birin: Pse kështu do ta mundim virusin? Ne do

16 Mars 2020, 13:53 Nga DOSJA
‘Gati për luftë baba?’/ Erion Veliaj i karantinuar në

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video nga shtëpia e tij duke luajtur me të birin, Kajan. Në video, Veliaj i thotë Kajanit se do ta mundin koronavirusin, ndërsa i vogli qesh me të atin.

“Gati për luftë, kështu do ta mundim virusin neve?,”-i thotë Veliaj të birit.

Ndërsa nuk e ka lënë t’i pa shfrytëzuar mundësinë për të dërguar një mesazh edhe për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, i cili deri më tani ka infektuar 51 persona dhe ka marrë jetën e një të moshuare nga Durrësi.

“Baba, ne do rrimë në shtëpi! Veç kështu ndihmojmë gjyshet e stërgjyshen që i kemi shumë xhan e që nuk duhet të sëmuren,”-shkruan kryebashkiaku krahas videos.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.

Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj kajan koronavirusi ne shqiperi erion veliaj kajan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 11:59

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se do të ketë një komunikim sot pasdite me presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen, duke e shtyrë në orën 18:30 mesazhin...