Politike

Thirrja për shtim personeli mjekësor, Manastirliu: U përgjigjën 2268 persona, ju lutem tregojuni mjekëve gjithçka mbi lëv

16 Mars 2020, 12:46 Nga DOSJA
Thirrja për shtim personeli mjekësor, Manastirliu: U

TIRANË– Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se thirrjes së qeverisë për shtim të personelit mjekësor i janë përgjigjur 2268 persona. Në një video-mesazh të publikuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, Manastirliu dëgjohet të falenderojë të gjithë mjekët për gatishmërinë e tyre dhe u bën thirjre qytetarëve që t’u tregojnë gjithçka personelit mjekësor në lidhje me lëvizjet e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë, mund t’i mbrojnë ato. 

Përshëndetje të gjithëve, dua ta nis këtë komunikim me ju me një lajm frymëzues. 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19. Kam një falenderim në zemër për profesor Dhimitër Krajën, ish-shef i Infektivit në QSUT, doktor Sokol Agollin, mje anestezist reanimator, doktor Mihal Kërçin, mjek anestezist reanimator, doktor Roland Xhaxhën, që së bashku me inxhinierët mjekësorë, ju përgjigjën thirrjes tonë dhe sot po luftojnë me koronavirusin e ri. Në pamundësi për t’i përmendutr të gjithë, i falenderoj për mbështetjen e kolegëve që tashmë janë në gatishmëri maksimale. Kam angazhuar doktor Krenar Lilën si koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit të anestezi-reanimacionit në të gjitha strukturat shëndetësore, profesor Arben Gjata si koordinator të burimeve njerëzore në shkallë vendi, atyre ekzistuese dhe vullnetarëve. Nga ana tjetër dua të nadaj me ju edhe dy konsiderata të tjera. Ju lutem le të bëhemi bashkë pjesë e zgjidhjes.  Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore! Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit,”- tha Manastirliu ndër të tjera. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 11:59

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se do të ketë një komunikim sot pasdite me presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen, duke e shtyrë në orën 18:30 mesazhin...