Politike

2 deputetë me COVID-19, flet socialistja Klodiana Spahiu: S’është turp…por unë s’kam informacion, nëse ka…

16 Mars 2020, 12:52 Nga DOSJA
2 deputetë me COVID-19, flet socialistja Klodiana Spahiu:

TIRANE- Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu komentoi lajmin se mes personave të testuar me COVID-19 janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Spahiu tha se nuk ka dijeni për një fakt të tillë, nëse janë të prekur ose jo, por shtoi se ky nuk është një turp.

“Absolutisht nuk është turp. Kjo është situatë që mund të prekemi të gjithë. Ndaj është pandemi dhe duhet të mundohemi të respetojmë disa rregullat dhe t’i nënshtrohemi vetë izoloimit. Ky është moment kritik, ndaj duhet të përballemi sa më mirë. S’kam informacion për kolegë të prekur nga COVID. Nëse ka, i uroj shërim të shpejt. Uroj të kemi sa më pak të sëmurë që shkojnë drejt spitalit dhe sa më pak humbje njerëzore. I bëj thirrje shqiptarëve që të tregohen solidarë me njëri-tjetrin.”, tha Spahiu në një lidhje live në News 24. 

 

Vetë Spahiu dhe i shoqi, shef pavioni në Spitalin e Durrësit, ku ndërroi jetë një e moshuar me COVID-19, e cila infektoi edhe një mjek, kryen analizat disa ditë më parë, të cilat rezultuan negative. Ndërkohë që, bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodiana spahiu koronavirusi ne shqiperi klodiana spahiu koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 11:59

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se do të ketë një komunikim sot pasdite me presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen, duke e shtyrë në orën 18:30 mesazhin...