Aktualitet

Kontakte me persona të inkriminiuar dhe fshehje pasurie, KPA jep sot vendimin për gjyqtarin Faqolli

20 Mars 2019, 08:46 Nga DOSJA
Kontakte me persona të inkriminiuar dhe fshehje pasurie, KPA jep sot

TIRANË– Ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë vendimin lidhur me rivlerësimin e gjyqtarit Astrit Faqolli.

Vendimi për gjyqtarin në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, Faqolli do të jepet në orën 10.00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Gjyqtari u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik, vendim i cili u ankimua nga Komisioneri Publik. Faqolli u konfirmua në detyrë edhe pse nuk kishte deklaruar dy llogari bankare të bashkëshortes. Vendimin Komisioneri Publik e cilësoi si interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ.

Gjithashtu KPK nuk mori parasysh edhe një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili nginte dyshime të forta se gjyqtari ka patur kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe është implikuar në një veprimtari korruptive.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit faqolli kpa kpk vettingu astrit faqolli kpa kpk vettingu

Sondazh

Poll