Aktualitet

Ish-kampionia shqiptare, Klodiana Shala thyen karantinimin dhe surprizon mjekët, gatuan ëmbëlsira: Ju jeni kampionët tanë

16 Mars 2020, 12:56 Nga DOSJA
Ish-kampionia shqiptare, Klodiana Shala thyen karantinimin dhe surprizon

Tiranë– Ata janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit,mjaft të ekspozuar ndaj këtij virusi që ka gjunjëzuar botën. Edhe në vendin tonë mjekët po shihen si heronjtë e ditës, sepse kanë në dorë shëndetin e njerëzve.Të shumtë kanë qënë ato që janë solidarizuar me “bluzat e bardha”, disa i falenderojnë përmes rrjeteve sociale, ka nga ata që marrin nisma për t’i duartrokitur nga ballkonet e shtëpive ku janë karantinuar, por ka të tjerë që e shprehin solidaritetin për to edhe më ndryshe.

Një ish-kampione dhe rekordmene e atletikës shqiptare, Klodiana Shala, ka bërë një gjest unik, teksa ka prishur rehatinë e të ndenjurit në shtëpi, ndoshta duke marrë ndonjë rrezik përsipër, kur vendi është përfshirë nga një situatë e pazakontë dhe e vështirë. Shala mbërriti në Qendrën Shëndetësore në Kamëz në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga lejimi i qarkullimit të makinave për një orë. E veshur me dorashaka dhe e maskë në fytyrë, ajo i shpërndaustafit mjekësor me petulla dhe kek.
“Unë e di që ju nuk po shihni fëmijët, familjet tuaja, por të gjithë shqiptarët kanë sytë dhe shpirtin tek ju. Ju bluzat e bardha, jeni krenaria jonë, jeni kampionët tanë!” iu drejtua Klodiana Shala mjekëve Ndërsa shtoi: “Siguria, shendeti i qytetarëve është medalja më e lartë, që ju merrni si shpërblim për misionin tuaj.”. Edhe pse ka ushtuar me mjaft sukses një sport individual, Shala jep mesazhin e unitetit,në luftë me virusin e rrezikshëm.

E. Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana shala koronavirusi ne shqiperi klodiana shala koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll