Aktualitet

Bashkia Roskovec thirrje banorëve të fshatit Mbërs: Ugjentisht izolohuni, çifti i bashkëshortëve rezultoi me COVID-19

16 Mars 2020, 12:03 Nga DOSJA
Bashkia Roskovec thirrje banorëve të fshatit Mbërs: Ugjentisht

Roskovec- Bashkia e Roskovecit u ka bërë thirrje banorëve të fshatit Mbërs të vetëizolohen, pasi çifti Mirisaj nga ky fshat ka reuzltuar me koronavirus. Në njoftim theksohet se personat e infektuar kanë ardhur nga Italia dhe kanë pasur kontakt të ngushtë me disa banorë të fshatit.

Njoftimi i Bashkisë:

??Njoftim i rëndësishëm!
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec ,
ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan. Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv. Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali. ???Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: �qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët. ❗️Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë. Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj. Zoti qoftë me ne ! ?
#JoPanik #Kujdes #qendroninështëpi #Vetëizolohu

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia roskovec koronavirusi ne shqiperi bashkia roskovec koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll