Aktualitet

Pacienti i 6-të me COVID-19 në Fier është bashkëshorti i 62-vjeçares, dyshohet se ajo ka infektuar edhe klientët e dyqani

16 Mars 2020, 11:32 Nga DOSJA
Pacienti i 6-të me COVID-19 në Fier është bashkëshorti

Fier- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në qytetin e Fierit është shënuar rasti i 6-të me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i infektuari i gjashtë është bashkëshorti i 62-vjeçares që është prekur nga COVID-19.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ky i fundit ka shoqëruar bashkëshorten në spital, dhe pas konfirmimit të saj është marrë në mbikqyrje. Po kështu 62-vjeçarja ka pasur edhe një dyqan, ku u ka qenë në kontakt me shumë persona dhe dyshohet se mund t’i ketë infektuar ata.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll