Aktualitet

ME VIDEO/ Kukësi nuk izolohet, qytetarët vijnë vërdallë me mjetet, policia nuk ndërhyn

16 Mars 2020, 12:22 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Kukësi nuk izolohet, qytetarët vijnë vërdallë

KUKËS– Qytetarët e Kukësit nuk u janë bindur urdhërave të qeverisë dhe kanë lëvizur me automjetet e tyre. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al shihet se si automjetet vijnë rreth qytetit dhe nuk pranojnë të karantinohen.

Nga ana tjetër burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët e policisë nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë marrë masa për shoferët dhe qytetarët që nuk kanë pranuar të izolohen.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kukesi nuk izolohet plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi kukesi nuk izolohet plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll