Aktualitet

COVID-19/ Ambasada e Rusisë në Shqipëri ndërpret shërbimet për qytetarët

16 Mars 2020, 12:28 Nga DOSJA
COVID-19/ Ambasada e Rusisë në Shqipëri ndërpret

Tiranë- Ambasada ruse në vendin tonë, për shkak  të përhapjes së COVID-19 ka ndërprerë shërbimet në Shqipëri, për lëshimin e pasaportave, marrjen e shtetësisë, gjendjen civile, kërkimin e dokumenteve, lëshimin e dëshmive për kthim, përveç rasteve emergjente.

Reagimi i plotë:

NJOFTIM PËR SHTETASIT SHQIPTARË

? Për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës epidemiologjike lidhur me përhapjen e koronavirusit COVID-19, duke filluar nga data 16 mars 2020 Ju njoftojmë për ndërprerjen e shërbimeve në Degën Konsullore të Ambasadës së Federatës Ruse në Shqipëri (shërbime të lidhura me marrjen e shtetësisë, gjendjen civile, kërkimin e dokumenteve, lëshimin e dëshmive për kthim, si edhe lëshimin e pasaportave dhe vizave përveç rasteve emergjente).

? Masat e ndërmarra janë kushtezuar nga rrethanat e veçanta, të shkaktuara nga nevoja për të mbrojtur shëndetin e vizitorëve dhe janë të përkohshme.

❗️Aplikuesit që tashmë kanë dorëzuar dokumentet për marrjen e vizës mund të vijnë t`i marrin në Degën Konsullore në datat 16, 18, 20 mars nga ora 9:00 deri në 12:00.

? Ju vëmë në dukje se të gjithë qytetarët që vijnë në Rusi nga vendet me rrezik epidemiologjik, për shkak të përhapjes së koronavirusit COVID-19, duhet të njoftojnë detyrimisht për vendin e datat e qëndrimit në shtete të tilla si edhe kontaktet e tyre përmes telefonit +7 (495) 870 45 09.

? Edhe në rastin e mungesës së temperaturës së lartë dhe simptomave të sëmundjes respiratore ata duhet të vetizolohen detyrimisht në shtëpi për 14 ditë nga data e mbërritjes në Rusi. Nesë shfaqen simptomat e para, duhet të kontaktojnë me shërbimin mjekësor për marrjen e ndihmës mjeksore në shtëpi pa shkuar në spital. #Koronavirus #Albania #Shqipëri #Tiranë

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e rusisë në shqipëri koronavirusi ne shqiperi ambasada e rusisë në shqipëri koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll