Aktualitet

“Rama është frikacak është mbyllur në bodrum. Koronavirusi erdhi për të mos marrë ne pensionet”, vlonjatët e marrin

16 Mars 2020, 11:40 Nga DOSJA
“Rama është frikacak është mbyllur në bodrum.

VLORË– Qytetarët nga Vlora e kanë marrë me mjaft sportivitet Covid-19. Në videot që shikoni, dy nga qytetarët thotë se nuk janë të frikësuar nga koronavirusi ndërkohë që njëri hedh teorinë e shpërndarjes së qëllimshme të koronavirusit, për hequr të moshuarit.
E kanë hedhur super fuqitë për hequr moshat e treta, që të mos marrim ne pension,”– thotë ai.

Kurse tjetri e quan kryeministrin frikacak, që është mbyllur në bodrun dhe thotë se si duhet të jetë trim e të dalë në shesh. “S’kemi fare frikë, s’jemi si Edi Rama që është futur në bodrum. është frikacak që nuk del në mes të sheshit,”- thotë ai.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi vlore koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll