Aktualitet

120 mijë persona erdhën nga vendet e prekura me Covid-19, policia nis kontrollin për qytetarët që kanë thyer vetëizolimin

16 Mars 2020, 12:18 Nga DOSJA
120 mijë persona erdhën nga vendet e prekura me Covid-19, policia nis

TIRANË– Efektivët e policisë kanë nisur të kontrollojnë një e nga një, të gjithë kalimtarët që kanë thyer karantinimin dhe kanë dalë në rrugë. Sipas njoftimit zyrtar, në fokus të kontrolleve të policisë, janë vënë më tepër ata që janë kthyer nga vendet e prekura me Covid-19.

Dosja.al mëson nga burimet e policisë, se nga vendet e prekura me Covid-19 kanë ardhur 120 mijë qytetarë, dhe  kontrolli vlen për të parë nëe emigrantët e kthyer e kanë zbatuar vetë-izolimin, apo jo.

Gjithashtu, në rrugë janë ngritur postblloqe që kontrollojnë makinat nëse janë të autorizuara për të lëvizur apo jo, sipas urdhërit të prerë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll