Aktualitet

FOTOT/ Spërkatja me alkool dhe klor shkatërron COVID-19? Përgjigjet ISHP: Kini kujdes, po ka hyrë në trup…

16 Mars 2020, 12:22 Nga DOSJA
FOTOT/ Spërkatja me alkool dhe klor shkatërron COVID-19?

TIRANË– Instituti i Shëndetit publik ka publikuar të tjera rekomandime të rëndësishme, dhe përgjigjie për shumë pyetje që shqetësojnë qytetarët. Një nga pyetjet e ngritura nga ISHP, është nëse spërkatja me alkool ose klor mund të shkatërrojë koronavirusin. Përgjigjia është e qartë nga ISHP. Spërkatja me këto substanca është e rrezikshme për trupin nëse përdoret pa masë.

Pyetje: A mund që spërkatja me alkool apo klor në të gjithë trupin tuaj të shkatërrojë COVID-19?

Përgjigja e ISSH: “Jo! Spërkatja me alkool ose klor në të gjithë trupin tuaj nuk do të shkatërrojë virusin, që ka hyrë tashmë në trupin tuaj. Spërkatja me substanca të tilla mund të jetë e dëmshme për sytë, gojën, mukozën, rrobat. Kini kujdes që alkooli dhe klori mund të jenë të dobishëm për dezinfektuar sipërfaqet, por ato duhet të përdoren nën rekomandimet e duhura.”

Për më shumë rekomandime ekspertësh hidhini një sy tabelave të mëposhtme:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.

 

Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll