“Mos shkoni në spital nëse s’keni emergjencë, qëndroni në shtëpi dhe telefonin 127”, Manastirliu sërish thirrje qyt
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Në një status në Facebook, Manastirliu shkruan se në spitale nuk duhet shkuar pa pasur emegjencë shëndetësore dhe se fillimisht duhet telefonuar numri 127 nëse keni shenja të Covid-19.
“Zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë! Duket e vështirë por është thjesht të bësh më të mirën, për veten dhe kë të rrethon! Personeli mjekësor është në krye të detyrës si çdo ditë, por që t’u shërbejë qytetarëve, duhet të zbatohet rregulli që të mos drejtohemi në spitale pa patur urgjencë shëndetësore dhe nëse keni shenja të Covid-19 të telefoni Urgjencën Kombëtare në numrin 127 dhe të ndiqni udhëzimet që do ju jepen! Sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së Covid-19 ndaj kërkojmë bashkëpunimin e secilit prej jush,”- shkruan Manastirliu në status.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
COVID-19/ Veliaj: Po punojmë për një paketë masash për biznesin, nëse për një muaj lokalet nuk punojnë, s’do mbledhim
Tiranë- Bashkia e Tiranës po diskuton hartimin e një pakete ndihme për të gjithë bizneset, të cilat në këtë periudhë për shkak të koronavirusit po qëndrojnë mby...
Përvjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Yuri Kim pozon me personat që ngritën
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka rikutjtuar personat që ngritën flamurin në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërisë dhe S...
COVID-19/ Tabaku: Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje në ekonomi, paratë e PPP-ve mund të përdoren për të testuar sa
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria duhet të miratojë një paketë në mbështetje të ekonomisë, pas përhapjes së kor...
42 të infektuar me COVID-19/ Meta falënderon mjekët: Shërim të shpejtë të prekurve
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falënderuar të gjitha stafet mjekësore që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. Në Facebook Meta ka shpër...
COVID-19/ Paralajmërimi i Braçes: Kjo është java më kritike, rrini në shtëpi, zbatoni rregullat
Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirus...
Rama publikon pamjet/ Rrugët e Tiranës të boshatisura, mesazhi i mjekëve tek Infektivi: Ne jemi në reaminacion, ju qëndron
Tirnaë– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar disa pamje nga kryeqyteti, ku rrugët shfaqen bosh. Asnjë makinë nuk lëviz dhe personat që ecin në ...
PD i kundërpërgjigjet Ramës për propozimet për paketën fiskale: Maskarallëk dhe krim më të madh po bën, nuk prek milio
Tiranë- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas ironisë së këtij të fundit për prop...
Kryeministri Edi Rama tregon gjendjen shëndetësore të 20 personave të shtruar me Covid-19: Tre po përmirësohen
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar statistikat e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri sipas moshave. Në një status në Facebook, Rama shkruan se 2...
Propozimet e Bashës, Rama: Maskaradë, hajde plan hajde, t’u marrim frymën të moshuarve
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e pikave të propozuara nga Kreu i Partisë Demokratike në lidhje me politikën fiskale që duhet ndjek...