Politike

Kryeministri Edi Rama tregon gjendjen shëndetësore të 20 personave të shtruar me Covid-19: Tre po përmirësohen

15 Mars 2020, 22:50 Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama tregon gjendjen shëndetësore të 20

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar statistikat e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri sipas moshave. Në një status në Facebook, Rama shkruan se 20 personat e shtruar në spitale janë të ndara në: 10 Janë të moshës 60-85,  6 të moshës 50-60 dhe 4 të moshës 30-49 vjeç. Përsa u përket gjendjes së tyre shëndetësore, kryeministri shkruan se tre prej të shtruave janë përmirësuar.

“? SOT, NË VIGJILJE TË JAVËS QË SIPAS TË GJITHA STATISTIKAVE NGRE FURTUNËN KEMI TË SHTRUAR 20 MOTRA E VËLLEZËR, NGA TË CILËT 10 JANË TË MOSHËS 60-85 VJEÇ
6 JANË TË MOSHËS 50-60 VJEÇ
4 JANË TË MOSHËS 30-49 VJEÇ

? VETËM 3 PREJ TË SHTRUARVE JANË REANIMACION DHE 1 PREJ TYRE ME FRYMËMARRJE TË DREJTUAR. TË TJERËT JANË NË GJENDJE TË QËNDRUESHME DHE 3 NGA KËTA SHFAQIN SHENJA INKURAJUESE PËRMIRËSIMI

? ZOTI U DHËNTË MJEKËVE E INFERMIERËVE QË KUJDESEN PËR TA TË GJITHË FORCËN E FRYMËZIMIN QË U DUHET DHE LUTJET TONA LEHTËSOFSHIN RRUGËN E KTHIMIT NË JETËN NORMALE TË ÇDONJËRIT PREJ TË SHTRUARVE,”- shkruan kryeministri Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll