Politike

Rama publikon pamjet/ Rrugët e Tiranës të boshatisura, mesazhi i mjekëve tek Infektivi: Ne jemi në reaminacion, ju qëndron

16 Mars 2020, 07:19 Nga DOSJA
Rama publikon pamjet/ Rrugët e Tiranës të boshatisura, mesazhi i

Tirnaë– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar disa pamje nga kryeqyteti, ku rrugët shfaqen bosh. Asnjë makinë nuk lëviz dhe personat që ecin  në rrugë janë të paktë në numër. Në video shfaqen edhe pamje nga spitali Infektiv , ku mjekët janë të krye të detyrës dhe japin mesazin që qyetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Qytetet janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Një ditë më para Rama publikoi aktin normativ për sheklësit. A iu bëri thirrje edhe spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik dhe paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll