Politike

42 të infektuar me COVID-19/ Meta falënderon mjekët: Shërim të shpejtë të prekurve

16 Mars 2020, 08:34 Nga DOSJA
42 të infektuar me COVID-19/ Meta falënderon mjekët: Shërim

Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falënderuar të gjitha stafet mjekësore që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. Në Facebook  Meta ka shpërdarë një status të mjekut Tritan Kalo, ku ky i fundit thekson se të infektuarit me COVID-19 po trajtohen me terapitë më të fundit. Meta iu uron shërim të shpejtë personave të infektuar.

“Falenderim dhe mirënjohje të thellë! ?Përkushtimi dhe profesionalizmi i mjekëve dhe infermierëve është shpresë për të gjithë.Shërim të shpejtë të prekurve nga virusi dhe solidaritet me familjet e tyre!?SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, shprehet Meta në një postim në Facebook.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll