Politike

COVID-19/ Paralajmërimi i Braçes: Kjo është java më kritike, rrini në shtëpi, zbatoni rregullat

16 Mars 2020, 07:59 Nga DOSJA
COVID-19/ Paralajmërimi i Braçes: Kjo është java më

Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Sipas Braçes kjo do të jetë java më kritike, si pasojë e koronaviruist që është përhapur ne vend, prandaj duhet të zbatohen rregullat.

“Diell! Por eshte java me e veshtire e mundshme; Koha e inkubacionit perputhet me kete jave, kjo mund te sjelle te tjere njerez te infektuar dhe ata mund te infektojne edhe me shume njerez! Ndaj #RRINESHTEPINETENDE! Vecanerisht te moshuarit, femijet qe bartin e transmetojne, cilido tjeter qe vuan nga patologji te tjera, te cilat te kombinuara me korona virus, vrasin! Kemi zgjedhur te mbrojme jeten tende! Ti duhet te bashkepunosh!  Zbato rregullat! Nise duke ndenjur ne shtepine tende ne javen me kritike!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirusi ne shqiperi erion brace koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll