Politike

PD i kundërpërgjigjet Ramës për propozimet për paketën fiskale: Maskarallëk dhe krim më të madh po bën, nuk prek milio

16 Mars 2020, 06:36 Nga DOSJA
PD i kundërpërgjigjet Ramës për propozimet për

Tiranë- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi  i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas ironisë së këtij të fundit për propozimet e demokratëve për politikën fiskale, pas përhapjes së koronavirusit. Bardhi shprehet se 1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por sipas tij Rama refuzon të ndihmojë popullin e tij. Ai thekson krim më të madh nuk ka, që të mos prekësh milionat që ke ndarë me Vilma Nushin.

“1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por Edi Rama nuk do t’ia dijë. Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, refuzon propozimet realiste të PD për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë nga kriza e koronavirusit. Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka se të mos prekësh milionat që Edi Rama ka ndarë për Vilmën, inceneratorët dhe klientët e tij këtë vit me buxhetin e shqiptarëve në karantinë!”, shprehet në një postim në Facebook, Bardhi. 

Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha ka publikoi gjashtë pika kryesore mbi të cila sipas PD-së, duhet të rishihet politika fiskale për bizneset dhe qytetarët në këtë kohë krizë, nga ana e kryeminsitrit Edi Rama dhe qeverisë. Në një status në Twitter Rama  me ironi e quajti  ‘plani 7*7=42’ propozimet e PD-së dhe sipas tij e gjithë kjo është një maskaradë që u merr frymën të moshuarve.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama garmend bardhi koronavirusi ne shqiperi edi rama garmend bardhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll