Politike

Propozimet e Bashës, Rama: Maskaradë, hajde plan hajde, t’u marrim frymën të moshuarve

15 Mars 2020, 21:47 Nga DOSJA
Propozimet e Bashës, Rama: Maskaradë, hajde plan hajde, t’u

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e pikave të propozuara nga Kreu i Partisë Demokratike në lidhje me politikën fiskale që duhet ndjekur gjatë kohës që në Shqipëri është furur Covid-19. Në një status në Twitter, me ironi, Rama e quan ‘plani 7*7=42’ dhe shkruan më tej se e gjithë kjo është një maskaradë që u merr frymën të moshuarve.

Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! Pffff…ç’maskaradë!”– shkruan Rama. 

Pasditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka publikoi gjashtë pika kryesore mbi të cila sipas PD-së, duhet të rishihet politika fiskale për bizneset dhe qytetarët në këtë kohë krizë, nga ana e kryeminsitrit Edi Rama dhe qeverisë. Në një deklaratë publike, Basha shtoi se ajo që duhet të bëjë qeveria është që t’i paraprijë krizës financiare që sjell koronavirusi në Shqipëri dhe jo ta ndjekë pas atë. Ndërsa për familjet në nevojë, lideri i PD-së, solli dosa propozime të veçanta ku përfshihej edhe furnizimi me ushqime e detergjent.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll