Politike

16 Mars 2020, 11:59 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se do të ketë një komunikim sot pasdite me presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen, duke e shtyrë në orën 18:30 mesazhin e përditshëm me qytetarët.  Reagimi vjen në kohën kur bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri sapo ka shkuar në 51 me 9 raste të reja, ku situata më e rëndë është në Tiranë.

REAGIMI I PLOTE:

? SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!

? FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!

 

? BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË I’A HODHËM!

? JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!

? DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 ursula von der leyen edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 ursula von der leyen

Sondazh

Poll