Politike

37 persona shkelin rregullat, Rama më i lumtur se kurrë: Ju dua, uroj ta mbani veten kështu se këto shifra edhe Zvicrës i d

15 Mars 2020, 20:46 Nga DOSJA
37 persona shkelin rregullat, Rama më i lumtur se kurrë: Ju dua, uroj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shfaqur mjaft i lumtur për faktin që në të gjithë Shqipërinë, vetëm 37 persona kanë shkelur rregullin e vetëkarantinimit pas ardhjes nga Italia, një vend i prekur me Covid.19. Në një status në Facebook, Rama shkruan se i do të gjithë dhe se kjo shifër i duke një fantazi edhe vetë Zvicrës.

Në gjithë shqipërinë sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga italia 14 ditët e fundit. Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe zvicrës i duken fantazi por lus zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si… i love you”– shkruan Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll