Politike

Shkarkimi i Ilir Allkjas, Pollo rrëfen mëkatin e vetëm të mjekut: Tha të vërtetën me zë të lartë, i dërguan pacientë

15 Mars 2020, 19:02 Nga DOSJA
Shkarkimi i Ilir Allkjas, Pollo rrëfen mëkatin e vetëm të

TIRANË– Ish-ministri Genc pollo ka reaguar pas shkarkimit nga qeveria të mjekut Ilir Allkja. Në një reagim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se mëkati i vetëm i Allkjas ishte se tregoi të vërtetën me zë të lartë, referuar denoncimit që bëri mjeku për mungesën e veshjeve në QSUT. Ish-ministri shton se në këtë mënyrë qeveria po demoralizon mjekët.

Postimi i Genc Pollos:

Nëse qeveria Rama synon demoralizimin e personelit mjekësor, i cili militon e riskon në llogoren e parë e mbase të vetme në luftën kundër virusit Covid-19, atëhere duke shkarkuar Doktor Allkjan e të tjerë si ai po bën gjënë e duhur! Mëkati i vetëm i doktorit ishte se e tha me zë të lartë të vërtetën e tij bazuar në përvojên personale. Dr Allkjas i dërguan pacientë të infektuar me coronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin. Ai i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim. Një mjek më pak në llogore për papërgjegjshmëri të drejtuesve të shëndetsisë Një mjek më shumë në rrugë për dashakeqsi të qeverisë.

Një natë më parë, Dosja.al, ekskluzivisht lajmin për largimin e mjekut nga puna. Allkja është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19, që ka infektuar 38 persona në Shqipëri. Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij të fundit. Ndërkohë mjeku u shpreh se ai nuk kishte denoncuar faktin që spitali s’kishte asnjë veshje, por që mjekët e vishnin vetëm në rastet kur dihej që pacienti ishte me koronavirus, ndërkohë që sipas tij duhet vënë në çdo kohë, pasi nuk i dihet.

Një ditë më parë, mjeku Ilir Allkja, ka hedhur poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt. Në një status në Facebook, Allkja shkruan se Brufeni, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas shkarkimit vetë Allkja është shprehur se gjithçka ka rdhur me urdhër të kryeministrit Rama dhe të Bratajt. Ai shtoi se do të ndjekë rrugën ligjore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc pollo ilir allkja shkarkohet ilir allkja genc pollo ilir allkja shkarkohet ilir allkja

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2020, 13:41

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka falenderuar sot të gjithë mjekët që në këto ditë të vështira po përballen me COVID-19. Kryemadhi ka publikuar ...