Bota

Nuk rrinë dot pa kanabis! Hollanda mbyll gjithçka për shkak të koronavirusit, të rinjtë rreshtohen në dyqane për t’u f

16 Mars 2020, 07:17 Nga DOSJA
Nuk rrinë dot pa kanabis! Hollanda mbyll gjithçka për shkak

AMSTERDAM – Të gjithë ata që jetojnë në Holandë kanë filluar të marrin masat, pasi Hollanda ka mbyllur çdo biznes për shkak të futjes së Covid-19. Ata janë rreshtuar në dyqane duke krijuar radhë të gjata për të marrë furnizimin e nevojshëm deri ëm 6 prill. Dhe nuk bëhet fjalë as për lëtër higjienike apo për makarona, por për kanabis.

Vendimi i qeverisë ishte i papritur dhe njerëzit nxituan për të dalë në rrugë. Radhët e gjata bënë që disa kafene e dyqane të qëndronin hapur edhe pas orës së urdhrit të lëshuar nga qeveria.

Si pjesë e masave të shpallura për të frenuar infeksionin e koronavirusit, qeveria ka vendosur që të paktën deri të hënën e parë të prillit, shkollat ​​e të gjitha niveleve dhe kopshtet dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të rihapen fole. I njëjti fat do të prekë edhe bare dhe restorante, si dhe palestra, sauna dhe dyqane seksi. Kabineti i Kryeministrit Mark Rutte tani është duke punuar në një seri masash, për të ndihmuar sipërmarrësit në vështirësi duke filluar nga orët më të shkurtra të punës deri te kreditë e subvencionuara.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holanda ne radhe per kanabis koronavirusi ne bote holanda ne radhe per kanabis koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll