Politike

COVID-19/ Basha thirrje qeverisë: Urgjente blerja e një sasie të mjaftueshme tamponësh, të krijohen ambiente të posaçme p

15 Mars 2020, 07:16 Nga DOSJA
COVID-19/ Basha thirrje qeverisë: Urgjente blerja e një sasie të

Tiranë– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria duhet të marrë disa hapa urgjente për situatën e koronaviruysit në vend. Sipas tij masat urgjente që duhen marrë janë: blerja e një sasie të mjaftueshme të tamponëve, me të cilët kryet analiza, të krijohen ambjente të posaçme trajtimi për personat e infektuar në rrethe dhe të ndihimohen me ushqime familjet e varfëra.

Reagimi: 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirsui në shqipëri lulzim basha koronavirsui në shqipëri lulzim basha

Sondazh

Poll