Politike

Rama nxjerr statistikat: Në shqipëri janë kryer 505 teste për Covid-19, me mbrojtje të lartë do t’ja dalim

14 Mars 2020, 23:05 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije numrin e testeve që janë kryer në Shqipëri për Covid-19. Në një status në Facebook, Rama shkruan se gjithsej janë kryer 505 tste, ndër të cilat vetëm 38 kanë rezultuar pozitive dhe një person ka ndërruar jetë. Krahas statistikave, Rama bën me dije se sa më e lartë të jetë mbrojtja, aq më e ulët do të jetë shtrirja e koronavirusit në Shqipëri.

Dy javët e ardhshme do të na tregojnë shumë lidhur me kurbën e rritjes së rasteve pozitive në territorin tonë. Të përgatisim veten dhe njëri-tjetrin për mbrojtje sa më të fortë këto day javë dhe të shohim hap pas hapi sa do shtrihet armiku mes nesh. Sa më fort të mbrohemi, aq më shumë i’a ngadalësojmë shtrirjen dhe i’a rrisim shanset vetes që të kujdesemi për ata që do ta kenë pisk. Duke parë çfarë po bëjnë të gjithë vendet e tjera, kini besim se kemi bërë dhe po bëjmë të gjitha hapat e duhur, në kohën e duhur. Frikë aspak, kujdes po!”- shkruan kryeministri krahas fotos së statistikave.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll