Politike

Ministrja kërkoi profesionistët të bashkoheshin kundër COVID-19, pesë deputetë të PS përgjigjen pozitivisht

14 Mars 2020, 22:16 Nga DOSJA
Ministrja kërkoi profesionistët të bashkoheshin kundër

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve e infermierëve që janë jashtë sistemit që të bashkoheshin në luftën kundër COVID-19 dhe të jepnin kontributin e tyre. Kësaj thirrje i janë përgjigjur pozitivisht 5 deputë të PS, të cilët janë shprehur se janë gati që të japin kontributin e tyre, në këtë situatë të vështirë që po përballet vendi.

Është kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka bërë publik lajmin dhe u bënë thirrje të gjithë të tjerëve që të ndjekin këtë shembull. Balla bën me dije se të parët që i janë përgjigjur ftesës së Ministrisë  janë pesë deputetë, përkatësisht: Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho.

“Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës. E megjithatë, çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë. Thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtuar të gjithë mjekëve të licensuar, ndër aplikuesit e parë që janë përgjigjur pozitivisht janë pesë kolegët deputetë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho.

Kush është i të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut dhe ky kontribut mund të jepet me veprime konkrete. Për llafe dihet kë kemi. Situata e krijuar nga COVID-19 është padiskutim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumëanshëm me çdo individ. Në këtë çast, sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Çdokush që mendon se mund t’i japë një dorë sistemit shëndetësor është i lutur të aplikojë sa më parë sepse sa më parë ta fitojmë këtë betejë, aq më shpejt do mund t’i rikthehemi rutinës dhe normalitetit të jetëve tona”, shkruan Balla në Facebook.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 5 deputetet e ps i pergjigjen manastirliut koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 taulant balla 5 deputetet e ps i pergjigjen manastirliut koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 taulant balla

Sondazh

Poll