Politike

Mbyllja e kufijve, a do gjobiten emigrantët në zonat Shengen? Rama jep premtimin: Nuk do ndodhë

14 Mars 2020, 21:27 Nga DOSJA
Mbyllja e kufijve, a do gjobiten emigrantët në zonat Shengen? Rama jep

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do mbyllen të gjitha pikat kufitare dhe nuk do lejohen asnjë qytetarë të dalë apo të hyjë në rrugë tokësore në territorin e Shqipërisë si një masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Por menjëherë pas këtij vendimi emigrantët që janë jashtë Shqipërisë dhe jetojnë në zonën Shengen kanë ngritur shqetësimin se çfarë do ndodh me ta pasi nuk mund të kthehen në atdhe në kohën e duhur. Një qytetar ka pyetur Ramën sot, i cili i ka garantuar se nuk do lejojë të ndodhë gjobitja e tyre.

KOMENTI: Mirëmbrema Zoti Kryeminister Edi Rama ! Po per te gjithe ata emigrantë qe i mbarojn ditet e pashaportë-s keto dite qe janë mbyllur doganat , dhe i bie qe te mari ‘gjobë’ 1200 €, sepse thyejnë ditet e qendrimit ne zonen Schengen , si do ti behet ? Do beni ndonji marrëveshje me Kryeministrin Grekë per kete gje , sepse Greqia eshte i vetmi shtet qe vendos gjoba ? Te përshëndes!

RAMA: e drejte shume por nuk do ta lejojme te ndodhe!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 mbyllja e kufijve edi rama masat kunder covid 19 mbyllja e kufijve

Sondazh

Poll