Politike

“Papërgjegjshmëri totale”, Bardh Spahia publikon VIDEO-n: Personeli i ambulancës shoqëron të dyshuarën për COVID-19,

14 Mars 2020, 20:10 Nga DOSJA
“Papërgjegjshmëri totale”, Bardh Spahia publikon VIDEO-n:

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar sot një video ku shihet një e moshuar e cila shoqërohet nga mjekët drejt ambulancës. Sipas Spahisë e moshuara është e prekur nga koronavirusi dhe mjekët nuk kanë veshjet mbrojtëse kundër këtij virusi. Ish-deputeti shton më tej se kjo është një papërgjegjshmëri kriminale dhe rastet me COVID-19 po rriten.

PAPERGJEGJSHMERIA KRIMINALE VAZHDON! Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa KRIMINALE! Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID-19. Sic shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrotjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!!

Dhe sic shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, NUK KA VESHJE SPECIALE PER TA VIZITUAR!!! Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, cka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre? Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale? A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu BARTES i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithe qytetaret????”, shkruan Spahia.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 bardh spahia koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll