Bota

Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Greqi, shkon në 228 numri i të infektuarve

15 Mars 2020, 09:41 Nga DOSJA
Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Greqi, shkon

Greqi– Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Greqi, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 228. . Mediet vendase raportojnë se viktima është një  53-vjeçar i cili vuante edhe nga një sëmundje tjetër, ndërsa COVID-19 i dha goditjen përfundimtare. 53-vjeçari humbi jetën në një spital në Selanik. Ministri i Shëndetësisë, Sotiri Tsiodras tha në një konferencë për shtyp se deri më tani janë kryer 3400 analiza për COVID-19 dhe u shpreh se masat mund të ashpërsohen.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1441.  SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Po kështu, rezultatet e analizave të Donald Trump kanë dalë negative. Në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para, ndërsa në Shqipëri  37 persona janë të infketuar dhe 1 tjetër humbi jetën.  Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip, që merr jetë njerëzisht.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll