Bota

Lajm i MIRË nga Anglia, shkencëtarët shumë afër zbulimit të vaksinës kundër koronavirusit, testohet suksesshëm te minjt

15 Mars 2020, 08:20 Nga DOSJA
Lajm i MIRË nga Anglia, shkencëtarët shumë afër

Angli–Shkencëtarët besojnë se janë pranë zbulimit të vaksinës për covid-19. Një lajm i mirë nga vjen nga Anglia, pasi shkencëtarët në Imperial College London ka deklaruar se ka rezultuar i suksesshëm trajtimi me minjtë, të cilëve u është injektuar një vaksinë. Sipas tyre në qershor mund të fillojë testimi te njerëzit.

“Kam marrë rezultatet një muaj pas injektimit të vaksinës te minjtë dhe ajo vërtetë ka funksionuar “, tha, Paul McKay, shkencëtar. Ekipi po punon me shkencëtarë në Paris për të përcaktuar efektivitetin e vaksinës tek majmunët.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1441.  SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Po kështu, rezultatet e analizave të Donald Trump kanë dalë negative.  Në Greqi janë shënuar 4 viktima, në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para dhe në Shqipëria deri më tnai 38 raste.  Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzisht.

Burimi: Metro.co

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll