Bota

E trishtë/ Organizuan party për të festuar diplomimimin e shokut. Infektohen 9 persona me koronavirus

14 Mars 2020, 20:41 Nga DOSJA
E trishtë/ Organizuan party për të festuar diplomimimin e shokut.

ITALI- Ndërsa Italia, është në një  situatë të jashtëzakonshme , pasi është izoluar nga sëmundja e koronavirusit, ku deri më tani kanë humbur jetën 1441 persona dhe mijëra të tjerë janë infektuar, disa njerëz të tjerë kanë menduar që ta harrojnë situatën jashtë dhe të festojnë.

Sipas mediave vendas, teksa rajoni i Lazios në itali u përpoq që të shmangte përhapjen e Covid-19, duke ftuar popullsinë të “ ndryshojë sjelljet”, ndodhi e kundërta në repartin e spitalit Umberto në Romë, ku disa mjekë festuan mbarimin e studimeve të një diplomuari.

Një festë e vërtetë me shumë dolli, urime, përqafime dhe, kush e di, mbase edhe puthje. Edhe më seriozisht, festa ishte pa asnjë autorizim. Rezultati i këtyre sjelljeve të mbrapshta, për fat të keq, është lehtësisht i imagjinueshëm: nëntë prej tyre u infektuan dhe u rezultuan pozitiv ndaj testit për koronavirus për Coronavirus. Midis tyre, përveç studentëve , kishte  mjekë, infermierë d dhe specialistë.

Po cila është e vërteta e hidhur?

Në fillim, u mendua se të gjithë të prekurit kishin kontraktuar virusin “në terren”, duke punuar krah për krah me pacientët e sëmurë që kishin nevojë për kujdesin e tyre, siç për fat të keq tashmë ka ndodhur në shumë spitale të tjerë. Por sipas asaj që doli nga hetimi epidemiologjik i kryer brenda vendit, doli e vërteta e hidhur: nëntë punonjësit e shëndetit nuk kishin qenë të infektuar por ata ishin infektuar me njëri-tjetrin gjatë festës.

 “Ne u përballëm me një sjellje shumë serioze, krejtësisht të lirë nga maturia e cila duhet të stigmatizohet – gjëmoi Drejtori i Përgjithshëm i Umberto, Vincenzo Panella. Ai tha se  të prekurit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet.

“Në repart po kontrollojmë një nga një nëse ka edhe të tjera pozitive mes pacientëve që i nënshtrohen shtupës, disa raste pozitive që tani janë në izolim në shtëpi, por disa prej këtyre mjekëve kryejnë veprimtari private në shtëpi pleqsh dhe private prandaj, ne nuk e dimë sa pacientë të tjerë mund të kenë rënë në kontakt “.- shtoi Panella

Inspektimi epidemiologjik tregoi se i vetmi moment kontakti midis 9 personave të infektuar nga Covid-19 (të gjithë, për fat të mirë, në gjendje të mirë) ishte  festa.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mjeket ne itali mjeket ne itali

Sondazh

Poll