Bota

Dalin analizat e Donald Trump/ Presidenti i SHBA-së nuk është i infektuar me koronavirus

15 Mars 2020, 06:43 Nga DOSJA
Dalin analizat e Donald Trump/ Presidenti i SHBA-së nuk është i

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk është i infektuar me koronavirus. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se analizat e presidentit Donald Trump dolën negative.

Në konferencën e së premtes, ku në SHBA u njoftua   emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi, pasi iu dha dorën  një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1441.  SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima dhe  në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzisht.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne bote donald trump koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll