Bota

Koronavirusi/ 5,839 viktima në të gjithë botën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump s’është i infektuar

15 Mars 2020, 06:30 Nga DOSJA
Koronavirusi/ 5,839 viktima në të gjithë botën, Presidenti i

ITALI- Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona.

Një nga vendet më të prekura në  botë pas  Kinës është Italia, pasi aty numri i viktimave ka shkuar në 1809.  SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Po kështu, rezultatet e analizave të Donald Trump kanë dalë negative.  Në Greqi janë shënuar 4 viktima, në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip, që merr jetë njerëzisht.

Në Shqipëri numri i personave të prekur me COVID-19 po rritet nga dita në ditë. Në vendin tonë 38 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Burimi: Worlmeteres info

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi donald trump koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll