Bota

Nuk i ndalon COVID-19/ Nisin protestat në Francë kundër reformës së pensionistëve

14 Mars 2020, 19:27 Nga DOSJA
Nuk i ndalon COVID-19/ Nisin protestat në Francë kundër

PARIS– Ditën e sotme qindra “jelekë verdhë” kanë protestuar në Paris edhe pse qeveria ka ndaluar që të bëhen mitingje për shkak të përhapjes së koronavirusit. Sipas mediave vendase, mësohet se në protestë kanë qenë më shumë se 400 protestues të cilët kanë marshuar drejt Ministrisë së Financave. Mediat bëjnë me dije se protesta ishte paralajmëruar disa ditë më parë.

Qëllimi i protestës së tyre është sepse ata nuk janë dakord me reformën që Emanuel Macron ka vendosur për pensionistët.

“Duhej të vinim dhe të shënonim ditën për t’i thënë Macron se ne jemi akoma këtu dhe se nuk do ta pranojmë reformën e tij të pensioneve,” tha një pensionist.

Qeveria publikoi një dekret zyrtar të Shtunën që ndalonte të gjitha tubimet jo thelbësore, por mesa duket për protestuesit më e rëndësishme është reforma, pasi ata kanë dalë me maska mbrojtëse duke brohoritur dhe duke mbajtur parrulla kundër Macron.

Ndërkohë në një fjalim televiziv drejtuar kombit të enjten, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi mbylljen e shkollave dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin kontaktin nga frika e përhapjes së virusit që vrau 79 njerëz në Francë dhe infektoi më shumë se 3.600.

(A.K/f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emanuel macron koronavirusi ne france protestat ne france emanuel macron koronavirusi ne france protestat ne france

Sondazh

Poll