Bota

Franca forcon masat/ Mbyllen restoranet, kafet dhe të gjitha bizneset për shkak të koronavirusit

14 Mars 2020, 20:06 Nga DOSJA
Franca forcon masat/ Mbyllen restoranet, kafet dhe të gjitha bizneset

FRANCË-Kryeministri francez Eudouard Philippe, ka njoftuar ditën e sotme se do të rrisë masat për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, Philippe tha se duke filluar në mesnatën e së shtunës të gjitha restorantet, kafetë , kinemat dhe klubet, do të mbyllen.Urdhri i mbylljes përfshin të gjitha bizneset, përveç atyre që janë thelbësore.

“Tregjet dhe dyqanet ushqimore, farmacitë, stacionet e gazit, bankat, gazetat dhe dyqanet e duhanit do të qëndrojnë të hapura.Vendet e adhurimeve do të mbeten të hapura, por ceremonitë dhe mbledhjet fetare do të shtyhen” -tha Philippe.

“Ne kemi parë shumë njerëz në kafene dhe restorante. Në kohët e zakonshme, kjo do të më bënte të lumtur. Sepse kjo është Franca që të gjithë e duam. Por për disa javë, kjo nuk është ajo që duhet të bëjmë”-shtoi ai.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eudouard philippe eudouard philippe

Sondazh

Poll