Bota

Arrestohet nipi i Nelson Mandelës, tentoi të vriste të birin me sëpatë, pasi i mori postin përkohësisht

14 Mars 2020, 18:48 Nga DOSJA
Arrestohet nipi i Nelson Mandelës, tentoi të vriste të birin me

AFRIKË-Buyelekhaya Dalindyebo, i cili është nipi i ish-ushëheqësit afrikano-jugor Nelson Mandela, është arrestuar pasi kishte tentuar të vriste të birin gjatë një me sëpatë në pronën e tij mbretërore.

Sipas mediave të huaja, ai njihet si Mbret Buyelekhaya Dalindyebo dhe kishte shumë pa kohë që ishte liruar nga burgu pasi ishte akuzuar se kishte hyrrë me forcë në pallatin mbretëror Thumbu.

Mësohet se i biri me emrin Azenathi, ka shpëtuar duke u hedhur nga dritarja ndërsa gruaja e tij u plagos dhe u dërgua në spital. Marrëdhënia e tyre është ashpërsuar pasi Azenathi, u emërua mbret i përkohshëm gjatë burgimit të të atit, ndërsa ky i fundit nuk e pranonte që ai të kishte postin e liderit kur u akuzua për sulm ndaj disa anëtarëve të klanit dhe zjarrvënie shtëpive të tyre.

Mbreti Dalindyebo, është lider i klanit tradicional afrikan AbaThembu, ku përfshihet dhe Mandela. Në 2013, Dalindyebo denouncoi me bujë partinë Afrikane të Kongresit në pushtet se lideri i saj Jacob Zuma ishte i korruptuar dhe kishte shtrembëruar trashëgiminëe Mandelas.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota buyelekhaya dalindyebo nelson mandela buyelekhaya dalindyebo nelson mandela

Sondazh

Poll