Bota

Presidenti Donald Trump i nënshtrohet testit të koronavirusit: Nuk i kam marrë akoma përgjigjet e analizave 

14 Mars 2020, 17:48 Nga DOSJA
Presidenti Donald Trump i nënshtrohet testit të koronavirusit: Nuk i

SHBA- Presidenti Donald Trump, ka kryer testin për koronavirus natën e kaluar pasi shpalli gjendjen e emergjencës në SHBA. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Presidenti, ditën e sotme, në një koferencë për shtyp, por megjithatë ai është shprehur se ende nuk i ka marrë analizat dhe se nuk e di se kur do t’i marrë.

Sipas mediave të huaja, ai kishte refuzuar t’i nënshtrohej testit, por mesa duket ka ndrsyshuar mendje pas ditës së djeshme.

Në SHBA deri më tani janë regjistruar 50 viktima dhe 2600 të prekur, ndërkohë ajo ka vendosur në dispozicion 50 miliardë dollarë në kuadër të luftës ndaj koronavirusit.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll