Sport

Ancelotti shigjeton kryeministrin e Anglisë: Këtu nuk e kanë kuptuar rëndësinë e situatës

14 Mars 2020, 13:17 Nga DOSJA
Ancelotti shigjeton kryeministrin e Anglisë: Këtu nuk e kanë

BRITANI– Carlo Ancelotti, trajneri i Everton, ka qenë shumë kritik ndaj menaxhimit që i ka bërë qeveria britanike krizës shëndetësore të “Coronavirus”.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai kritikoi kryeministrin Boris Johnson, duke theksuar se Premier League kishte reaguar shumë me vonesë.

Pasi u diagnostikuan trajnerët dhe futbollistët e parë të prekur nga ky virus i rrezikshëm, futbolli anglez vendosi të ndalet deri më 4 prill.

“Ishte momenti, u mor vendimi i duhur dhe korrekt para këtij skenari të orëve të fundit. Nuk mund të shkohej përpara. Shëndeti ka prioritet për të gjithë, skuadra, tifozë, media dhe punëtorë që kanë lidhje me botën e futbollit. Nuk e dimë kohën e rinisjes.
Duhet të rikthehemi në punë më datë 22 mars, por nëse situata përkeqësohet, atëherë si mund të mendosh për rikthimin në punë? Kur dhe si mund të përfundoj kampionati? Me sinqeritetin më të madh, ky argument nuk më intereson fare.”-u shpreh Ançeloti.

Po çfarë tha kreu i ekzekutivit anglez, Boris Johnson? Deklarata e tij shokoi edhe vetë anglezët, në një situatë të tillë emergjence të madhe: “60% e britanikëve do të duhet të preken nga Covid19 për të zhvilluar imunitetin e grupit…”

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boris johnson carlo ancelotti koronavirusi ne itali boris johnson carlo ancelotti koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll