Sport

UEFA mbledhje urgjente, a do të pezullohet plotësisht futbolli për vitin 2020?

13 Mars 2020, 20:10 Nga DOSJA
UEFA mbledhje urgjente, a do të pezullohet plotësisht futbolli

E gjithë Europa dhe jo vetëm po kalon një gjendje ankthi prej virusit vdekjeprurës Coronavirus. Tashmë kjo nuk është një temë e Kinës, por e mbarë globit.

Sigurisht, nuk mund të mos ndikohej edhe futbolli. UEFA ka pezulluar Champions League dhe Europa League së paku për javën e ardhshme. Drejtuesit më të lartë të qeverisë së futbollit europian kanë bërë një mbledhje urgjente sot, për të diskutuar për vendimet e mëtejshme.

Ky ka qenë thjesht një organizim brenda institucionit, pa informacione për median. Pritet që të martën UEFA të dalë me një vendim përfundimtar, ku të pezullojë përfundimisht të gjitha kampionatet dhe gjithashtu Euro 2020 (për vitin 2021).

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions euro 2020 uefa champions euro 2020 uefa

Sondazh

Poll