Sport

Ronaldo nuk është i infektuar me Coronavirus, ka një mesazh nga Madeira

13 Mars 2020, 19:36 Nga DOSJA
Ronaldo nuk është i infektuar me Coronavirus, ka një mesazh nga

Cristiano Ronaldo nuk është i infektuar me Coronavirus. Sulmuesi portugez aktualisht gjendet në Madeira dhe, pavarësisht spekulimeve të ditëve të fundit, ai nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor.

“Bota po kalon një moment shumë të vështirë. Nuk po ju drejtohem si lojtar profesionist, por si djalë, si baba. Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e OBSH-së”, ka reaguar lojtari i Juventusit, ende pa u kthyer në Torino.

“Mbrojtja e jetës shkon përtej çdo interesi. Ofroj solidaritetin tim për ata që po luftojnë ndaj këtij virusi, siç është shoku im i skuadrës, Rugani. Mbështetja ime shkon edhe për profesionistët e fushës, të cilët po vënë në rrezik jetët e tyre për të na shpëtuar neve”, ka deklaruar më tej CR7.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus madeira ronaldo coronavirus madeira ronaldo

Sondazh

Poll