Sport

VIDEO/Ronaldinho dhuron spektakël, fiton kampionatin e burgut dhe një…derr

14 Mars 2020, 10:40 Nga DOSJA
VIDEO/Ronaldinho dhuron spektakël, fiton kampionatin e burgut dhe

Në burgun e “Asuncion” në Paraguai, ku ndodhet Ronaldinho,u organizua kampionati midis skuadrave të përbëra nga policë dhe të burgosur mbi 35 vjeç.

Ronaldinho nuk mund ta mënjanojë pasionin për topin pavarësisht ku ndodhet, dhe ka dhënë maksimumin për t’i dhuruar ekipit të tij fitoren. Dhe, sigurisht ekipi i legjendës triumfoi në fund.

Të gjitha Ronaldinho i bëri vetë duke shënuar pesë gola dhe asistuar gjashtë herë në fitoren 11-2.  Kështu, edhe ata që po vuajnë dënimin brenda burgut do të ruajnë një kujtim të bukur dhe mund të thonë se të paktën për një herë kanë qenë në të njëjtën skuadër me Ronaldinhon.

 

Gol de Dinho. Actualicen las estadísticas. pic.twitter.com/1oAXU4dQYt

— En Una Baldosa (@enunabaldosa) March 14, 2020

Çmimi për fituesit ishte një derr i pjekur prej 16 kilogramësh të cilin do e hanë e gjithë skuadra.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ronaldinjo ronaldinjo

Sondazh

Poll