Sport

Salah me Coronavirus? Agjenti i tij sulmon mediat dhe faqet sportive

13 Mars 2020, 22:10 Nga DOSJA
Salah me Coronavirus? Agjenti i tij sulmon mediat dhe faqet sportive

Tetë futbollistë të Serie A deri tani (ora 23:00) njoftohet se janë të infektuar me Coronavirus. Po kështu edhe në liga të tjera të Europës.

Në rrjetet sociale dhe disa media të dorës së dytë ka patur spekulime edhe për lojtarë të njohur, të cilët faktikisht nuk kanë asnjë problem shëndetësor.

I pari ishte Paulo Dybala, ndërsa në orët e pasdites “i shënjestruari” online ishte ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah. Rreth kësaj situate ka reaguar agjenti i sulmuesit egjiptian, Ramy Abbas Issa. Ai i ka sulmuar të gjithë autorët e këtij thashethemi.

“Është e turpshme që diçka kaq delikate të raportohet pa asnjë burim. E gjitha bëhet vetëm për klikime. Është e përshtirë dhe e tmerrshme”, është shprehur ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agjent coronavirus salah agjent coronavirus salah

Sondazh

Poll