Sport

Futbollisti i Shqipërisë i nënshtrohet testeve mjekësore për Covid-19, shoku i skuadrës konfirmohet pozitiv!

14 Mars 2020, 10:13 Nga DOSJA
Futbollisti i Shqipërisë i nënshtrohet testeve mjekësore

Në Gjermani është regjistruar rasti i parë pozitiv me koronavirus. Skuadra e rikthyer këtë edicion në Bundesliga, Paderborn ka konfirmuar se lojtari i tyre Luca Kilian ka dalë pozitiv pas testeve të bëra.

Fillimisht në klubin gjerman dyshonin se trajneri Steffen Baumgart ishte pozitiv, por tekniku gjerman pas testeve ka rezultuar fatmirësisht negativ.

Por fatin e trajnerit nuk e ka pasur talenti gjerman Kilian, i cili ka rezultuar pozitiv me pandeminë Covid-19.Gjithsesi klubi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme e gjithë skuadra do të bëjë testet për të parë nëse janë infektuar.

 

Kujtojmë që në këtë skuadër luan edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula i cili është ndër lojtarët kryesor të Paderbornit. Ashtu si pjesa tjetër e skuadrës edhe Gjasula do t’i nënshtrohet testeve për të parë nëse është infektuar me këtë virus.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti me koronavirus koronavirusi ne shqiperi futbollisti me koronavirus koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll