Sport

Këto janë kampionatet ku këtë javë askush nuk pyet për Coronavirus

13 Mars 2020, 21:32 Nga DOSJA
Këto janë kampionatet ku këtë javë askush nuk pyet

Kampionati më i rëndësishëm në Europë që do të luajë me dyer të mbyllura është ai rus. Fundjava nisi me Akhmat-Dynamo Moska dhe kryendeshja do të jetë mes Rostov dhe Lokomotiv Moska, ndërsa Zeniti do të presë Ural.

Në Turqi do të zbritet në fushë me dyer të mbyllura, edhe pse në Europa League Basaksehir luajti me tifozë. Pikërisht ky ekip do të luajë ndaj Trabzonspor ndeshje deçizive. Derbi mes Galatasaray dhe Besiktas është një tjetër sfidë interesante, por me skenar tepër ndryshe në krahasim me thuajse 60 mijë tifozët e përpara një viti.

Kampionat tjetër ku do të luhet është Hungaria me dyer të mbyllura. Kryesuesi Ferencvaros do të luajë me Kaposvar, që ka humbur shtatë ndeshje radhazi. Sakaq, Ferencvaros ka dy ndeshje më pak.

Dyer të mbyllura edhe në Serbi, ku rastet me koronavirus janë më shumë se 30. Duhen 5 javë deri në fund. Kryeson Crvena Zvezda me 11 pikë më shumë se ndjekësi Partizan Beograd.

Luhet me dyer të hapura në Ukrainë ku qeveria ka vendosur të mbyllë kufinjtë për dy javët e ardhshme.

Gjibraltar, Kosovë, Kazakistan – Futbolli nuk ndalet as këtu. Dyer të hapura në Kazakistan, ku kampionati nisi fundjavën e shkuar. Do të ketë public në Gjibraltar, ku ka nisur faza e playoff për kampion. Luhet me dyer të mbyllura në Kosovë, aty ku Ballkani, i pari në renditje, lufton për titullin e parë në histori.

Edhe në Greqi do të luhet, por me dyer të mbyllura, ashtu si në Poloni, për momentin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus greqi rusi turqi coronavirus greqi rusi turqi

Sondazh

Poll