Bota

3 të prekur me koronavirus, Kurti mbyll aeroportin e Prishtinës në datën 16, linjat nuk sjellin dot më udhëtarë

14 Mars 2020, 06:33 Nga DOSJA
3 të prekur me koronavirus, Kurti mbyll aeroportin e Prishtinës

KOSOVË– Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka vendosur që Kosova të mbyllë të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë pas indentifikimit të dy rasteve të para me koronavirus.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të mbyllë dyert nga data 16 Mars në orën 00:00 dhe të gjitha fluturimet të cilat ishin ndaluar nga Gjermania, Italia, Franca dhe Zvicra do të mund të marrin udhëtarë por jo të sjellin.

“Deri më 16 mars, në orën 00:00, kanë mundësi të aterojnë aeroplanët pa udhëtarë, në mënyrë që më pas udhëtarët që kanë mbetur në Kosovë mund të kthehen në këto shtete”, ka thënë zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

Ditën e djeshme në Kosovë u kofirmuan zyrtarisht dy të prekur me koronavirus në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili u shpreh se dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aeroporti adem jashari koronavirusi ne kosove aeroporti adem jashari koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 18:43

Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?

Gati katër javë avantazh ka Gjermania kundrejt Italisë në luftën kundër virusit Corona, thonë virologët. Por ky avantazh kohor po rrezikohet. Jeta publike duhet...